Në objektin e Komunës së Vushtrrisë janë vendosur fotografitë dhe kontaktet e policëve të lagjeve, me qëllim që qytetarët të kenë informacione të drejtpërdrejta për policët që mbulojnë lagjet e tyre.
Kjo nismë është realizuar me iniciativë të Drejtoreshës së Administratës, Hyrie Uka Hoxha, në bashkëpunim me Stacionin Policor në Vushtrri.
Vendosja e këtyre informacioneve synon të forcojë bashkëpunimin mes qytetarëve dhe policisë, të rrisë transparencën dhe të lehtësojë komunikimin e drejtpërdrejtë me policët që mbulojnë secilën lagje të Vushtrrisë.
Komuna e Vushtrrisë mbështet çdo iniciativë që ndihmon rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë.




