Në kuadër të Javës kundër Braktisjes së Shkollimit, Drejtoria për Arsim organizoi një tryezë diskutimi me nxënës nga arsimi i mesëm i ulët dhe ai i lartë, me qëllim sensibilizimin rreth rëndësisë së vijueshmërisë së rregullt të mësimit.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe drejtori i Arsimit, Albanez Tahiraj, të cilët theksuan se arsimi është e drejtë themelore e çdo fëmije, ndërsa shkolla mbetet hapësirë e sigurisë, zhvillimit dhe mundësive.
U vlerësua se aktivitetet e tilla janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e fëmijëve dhe të gjithë komunitetit, duke përsëritur mesazhin: Asnjë fëmijë jashtë shkollës, asnjë braktisje!


