Komuna e Vushtrrisë, përmes Drejtorisë së Arsimit, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara me tryezën e diskutimit “Përtej barrierave: Sfidat dhe mundësitë për një Kosovë më gjithëpërfshirëse”.
Hapjen e tryezës e bëri drejtori i Arsimit, Albanez Tahiraj, ndërsa panelistë ishin Prof. Dr. Natyra Agani Destani, përfaqësuesja e Qendrës Burimore “Nënë Tereza” në Mitrovicë, Vjollca Osmani, përfaqësuesi i Shoqatës Down Syndrome Kosova, Xhenis Beqiri, gazetarja Saranda Bujupi Rama, përfaqësuesi i HANDIKOS-it në Vushtrri, Isak Hyseni.
Gjatë diskutimit u theksua se promovimi i barazisë dhe përfshirjes është një proces i vazhdueshëm që kërkon angazhim të përbashkët nga institucionet, organizatat dhe komuniteti.
Komuna e Vushtrrisë mbetet e përkushtuar të garantojë qasje të barabartë për të gjithë qytetarët dhe të ndërtojë një komunitet ku secili person ndihet i vlerësuar dhe i përfshirë.


