Në kuadër të projektit “Move Safe+: Forcimi i Lëvizshmërisë së Qëndrueshme Urbane në Evropën Juglindore, Lindore dhe Azinë Qendrore”, sot u zhvillua takimi i radhës i grupit punues të Komunës së Vushtrrisë me përfaqësues të UN-Habitat Kosova dhe përfaqësues ndërkombëtarë të kësaj organizate, me qëllim hartimin e Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban.
Takimin e hapi kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ndërsa përfaqësuesit ndërkombëtarë të UN-Habitat, Yelda Krbay Reis nga Stambolli dhe Mark Ojal nga Nairobi, ndanë përvojat dhe praktikat ndërkombëtare në fushën e mobilitetit të qëndrueshëm.
Komuna e Vushtrrisë do të vazhdojë angazhimin e saj në këtë proces, duke punuar ngushtë me partnerët dhe komunitetin, për të siguruar që nevojat dhe prioritetet e qytetarëve të përfshihen drejtpërdrejt në Planin e Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban, i cili synon të përmirësojë qasjen, sigurinë dhe cilësinë e jetës në qytet.




