Sot është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, ku u bë betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës dhe betimi i kryetarit të Komunës, Ferit Idrizi, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Po ashtu, në këtë mbledhje, znj. Melihate Basholli Latifi u zgjodh Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë.
Pas betimit, në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se do të vazhdojë punët dhe projektet konkrete për qytetarët e Vushtrrisë.
“Besimin e qytetarëve tanë do ta vazhdojmë me punë të mira, me projekte konkrete dhe me vendimmarrje që do të jenë në dobi të të gjithëve. Zotohem se angazhimi ynë do të jetë për çdo qytetar të Vushtrrisë dhe do të vazhdoj të jem kryetar i të gjithëve. Na priftë e mbara”, deklaroi kryetari Idrizi.
Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë do të ketë gjithsej 31 anëtarë.





