Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka mbajtur sot takimin e dytë publik me qytetarët, ku ka folur për punët dhe aktivitetet e realizuara gjatë këtij viti.
Para qytetarëve të pranishëm, Kryetari Idrizi ka prezantuar punët e realizuara gjatë vitit 2025, si dhe ka folur për projektet e planifikuara për vitin 2026.
Qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, pjesëmarrës në këtë takim, kanë paraqitur pyetjet dhe kërkesat e tyre, për të cilat kanë marrë përgjigje nga Kryetari Idrizi.
Në këtë takim me qytetarët, prezentë ishin edhe drejtorët e drejtorive komunale.





