Në takimin e fundvitit, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vlerësuar zyrtarët komunalë për punën, përkushtimin dhe rezultatet e arritura gjatë gjithë vitit.
Drejtor i Vitit 2025 u shpall Benjamin Shala, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, si dhe u vlerësuan zyrtarët e dalluar nga drejtoritë përkatëse:
• Bislim Dushi – Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
• Shemsi Uka – Drejtoria për Administratë
• Lutfi Gërguri – Drejtoria për Buxhet dhe Financa
• Arben Basholli – Drejtoria për Shërbime Publike
• Xhevrije Halili – Drejtoria për Arsim
• Fatlum Hyseni – Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit
• Shkelzen Osmani – Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
• Sami Bislimi – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport
• Nezaqete Pasoma – Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
• Bedredin Mulaku – Njësia e Auditimit të Brendshëm
• Bajrush Gërxhaliu – Drejtoria për Inspektime
• Fehmi Morina – Njësia e Zjarrfikësve
“Faleminderit për gjithë punën e jashtëzakonshme të punonjësve të komunës tonë. Përkushtimi, profesionalizmi dhe angazhimi juaj janë themeli i shërbimit ndaj qytetarëve dhe i rezultateve që po arrijmë bashkë”, deklaroi Kryetari Idrizi.













