Është mbajtur sot mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, në të cilën janë diskutuar disa pika të rendit të ditës.
Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi, ndërsa kanë marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës janë:
1. Propozim-vendim për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa;
2. Propozim-vendim për themelimin e Komitetit për Komunitete;
3. Propozim-vendim për aprovimin e listës së pronave komunale për vitin 2026;
4. Draft Plani i Punës së Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë për vitin 2026;
5. Draft Plani i Punës i Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë për vitin 2026;
6. Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë me numër të protokollit Nr. 25196/25 i datës 03.06.2025, për miratimin e propozimit të Kryetarit të Komunës, për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private, zgjerimin e rrugës; ri-rregullim të kufirit të pronës në rr. “Ismail Parduzi” në Vushtrri, sipas gjendjes faktike;
7. Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë me numër të protokollit Nr. 25199/25 i datës 03.06.2025, për miratimin e propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private, zgjerimin e rrugës; ri-rregullim të kufirit të pronës te SHMU “Ali Kelmendi” në Vushtrri, sipas gjendjes faktike;
8. Propozim-vendim për anulimin e vendimit me numër të protokollit Nr. 108/24 i datës 03.06.2024, lidhur me pagesën e shujtave ditore për zyrtarët e administratës së komunës;
9. Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë me numër të protokollit Nr. 18/25 i datës 30.01.2025, me të cilin lejohet ndarja e mjeteve financiare për furnizim me pako ushqimore;
10. Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë me numër të protokollit Nr. 29309/25 i datës 26.06.2025 lidhur me miratimin e propozimit të Kryetarit të Komunës, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e lapidarit për dëshmorin Bastri-Hajzer Beqiri.
Për më shumë informacione, mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, të datës 30.12.2025, mund ta ndiqni edhe në webfaqen zyrtare të Komunës: https://vushtrri.rks-gov.net/videoincizimet-e-mbledhjeve…/


