Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, u ka uruar qytetarëve Vitin e Ri 2026, me dëshirën që të jetë një vit i mbarë e i suksesshëm për të gjithë.
“Në emër të Komunës së Vushtrrisë dhe në emrin tim personal, ju uroj nga zemra Vitin e Ri 2026! Qoftë ky vit i mbushur me shëndet, gëzime dhe ditë të mira për ju dhe familjet tuaja. Uroj që viti që po vjen të na sjellë më shumë shpresë, mirësi dhe suksese në çdo fushë të jetës. Gëzuar Vitin e Ri”, thuhet në urimin e kryetarit Idrizi.