Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka prezantuar sot përbërjen e re të kabinetit qeverisës.
Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se kabineti i ri është një ekip profesional dhe i përkushtuar, i cili do të punojë me përgjegjësi, transparencë dhe vizion të qartë për të jetësuar premtimet dhe projektet tona të përbashkëta.
“Jam i lumtur që katër vitet e ardhshme do të punoj bashkë me këtë ekip ekspertësh të përzgjedhur me kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim për t’i shërbyer qytetarëve të komunës tonë. Mandati i ri është vazhdimësi e punëve të mira dhe projekteve të mëdha”, tha kryetari Idrizi.
Përbërja e kabinetit qeverisës:
Shpëtim Zhegrova – Nënkryetar i Komunës
Bujar Shatrolli – Shef i Kabinetit të Kryetarit
Hyrie Uka-Hoxha – Drejtoreshë e Administratës
Naile Bekteshi – Drejtoreshë e Arsimit
Medina Bunjaku – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport
Drilon Jusufi – Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit
Remzi Ahmeti – Drejtor për Inspektime
Lorik Maxhuni – Drejtor për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
Ilmi Azemi – Drejtor i Prokurimit
Isuf Jashari – Drejtor për Buxhet, Financa dhe Thesar
Benjamin Shala – Drejtor për Shërbime Publike
Maliq Ferizi – Drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Investime Kapitale
Agron Përçuku – Drejtor për Diasporë
Isa Hajrizi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim
Bedri Dobra – Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
Besim Shyti – Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural


