Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e parë për këtë vit, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli-Latifi.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nënkryetari Shpëtim Zhegrova, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe u proceduan për Kuvend janë:
1. Raporti vjetor për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore, për vitin 2025;
2. Propozim-vendim për formimin e komisionit të aksionarëve në NPL “Përparimi” në Vushtrri;
3. Propozim-vendim për formimin e komisionit të aksionarëve në KRM “Uniteti” në Vushtrri;
4. Propozim-vendim për ndryshimin dhe plotësimin e tabelave buxhetore 4.1 dhe 4.2 të Buxhetit të Komunës së Vushtrrisë për vitet 2026-2028;
5. Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës për nismën e ndryshimit dhe plotësimit të Statutit të Komunës së Vushtrrisë;
6. Rishqyrtimi i vendimit nr.65281/25, i datës 30.12.2025, për publikimin e listës së pronave të Komunës së Vushtrrisë për dhënie në shfrytëzim për vitin 2026;
7. Pyetje dhe përgjigje.
Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.




