Në mbështetje të dispozitave të Udhëzimit Administrativ MMPH Nr.05/2014 për Përgjegjësitë e Autoriteteve të Planifikimit Hapësinor si dhe Parimet dhe Procedurat e pjesëmarrjes së Publikut në Planifikimin Hapësinor, Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit hap Diskutimin Publik për:
PLANI ZHVILLIMOR I KOMUNËS SË VUSHTRRISË 2025-2033
FAZA III: KORNIZA E ZHVILLIMIT HAPËSINOR
Vizioni, Qëllimet, Objektivat dhe Skenarët e propozuar hapësinor
Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht drejtoritë dhe institucionet tjera komunale, në partneritet me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe me përkrahjen profesionale të kompanisë “INSI”, ndodhet në një fazë të rëndësishme të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, dokument ndër më të rëndësishmit për zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës.
Andaj, ftohen të gjitha palët e interesuara, qytetarët, përfaqësuesit e shoqërisë civile, institucionet e nivelit qendror dhe lokal, sektori publik dhe privat, si dhe ekspertë të tjerë, që të marrin pjesë në Diskutimin Publik për skenarët e propozuar hapësinor.
Diskutimi publik do të mbahet më datën 16.02.2026, me fillim nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Po ashtu, për një periudhë prej 10 ditësh, përkatësisht deri më 26.02.2026, skenarët e propozuar hapësinor do të jenë të ekspozuar në Hollin e Komunës së Vushtrrisë (kati I), si dhe në versionin digjital në vegëzën elektronike:
infokomuna.vushtrri@rks-gov.net
Ftoheni që gjatë kësaj periudhe të analizoni dhe kontribuoni në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtyre Skenarëve.
Për komente dhe sugjerime, na shkruani në adresën elektronike:
drilon.jusufi@rks-gov.net