Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, priti sot në takim Komandantin e Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, Kolonel Harun Elitaş.
Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se gjatë takimit kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vushtrrisë dhe KFOR-it turk.
“Pata kënaqësinë që sot ta pres në takim Komandantin e Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, Kolonel Harun Elitaş. Bashkë diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit mes Komunës së Vushtrrisë dhe KFOR-it turk, derisa pranova edhe urime për mandatin e dytë. E falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm, urimet për mandatin e dytë dhe vizitën e sotme”, deklaroi kryetari Idrizi.

