Kryetari Idrizi priti në takim nxënësit që shënuan suksese në garat komunale në Fizikë dhe Matematikë
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Naile Bekteshi, pritën sot nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre që shënuan suksese të jashtëzakonshme në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës.
Për këto rezultate të shkëlqyera, kryetari Idrizi u ndau mirënjohje nxënësve, si shenjë vlerësimi dhe inkurajimi për të vazhduar rrugëtimin drejt dijes.
Nxënësit që shënuan suksese në lëndën e Fizikës janë:
Rubina Sadiku nga SHFMU “Emin Duraku” – Vendi i parë
Erina Kovaqi nga SHFMU “Emin Duraku” – Vendi i parë
Jara Meniqi nga SHMU-2 – Vendi i parë
Laurent Maxhuni nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Vendi i parë
Redon Hajrizi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Vendi i parë
Fiola Isa nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Vendi i parë
Argjent Maloku nga SHMU-1 – Vendi i dytë
Yll Maxhuni nga SHMU-2 – Vendi i dytë
Leona Shaqiri nga SHFMU “28 Nëntori” – Vendi i dytë
Agon Mustafa nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Vendi i dytë
Tara Zenuni nga SHMU-2 – Vendi i tretë
Anisa Sadiku nga “Pestova” – Vendi i tretë
Erleta Mustafa nga SHFMU “Martirët” – Vendi i tretë
Aldo Muzaqi nga SHFMU “Emin Duraku” – Vendi i tretë
Lisa Begu nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Vendi i tretë
Nxënësit që shënuan suksese në lëndën e Matematikës janë:
Erina Fejzullahu nga SHMU-1 – Vendi i parë
Ilajda Hoxha nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Vendi i parë
Redon Hajrizi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Vendi i parë
Sara Maloku nga SHMU-2 – Vendi i parë
Uran Ademi nga SHMU-2 – Vendi i parë
Besfort Përçuku nga SHMU-1 – Vendi i parë
Drijajt Merovci nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” – Vendi i dytë
Eron Rushiti nga SHMU-1 – Vendi i dytë
Suela Beka nga SHMU-2 – Vendi i dytë
Yll Popova nga SHMU-1 – Vendi i dytë
Jara Salihu nga SHFMU “Abdyl Frashëri” – Vendi i tretë
Learta Jashari nga SHMU-2 – Vendi i tretë
Sumeja Hoxha nga SHMU-2 – Vendi i tretë
Yll Maxhuni nga SHMU-2 – Vendi i tretë
“I përgëzoj nxënësit për arritjet e tyre, mësimdhënësit për përkushtimin profesional dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme.Komuna e Vushtrrisë do të vazhdojë të mbështesë talentin, dijen dhe suksesin e nxënësve tanë”, deklaroi kryetari Idrizi.


