Sot u zhvillua edicioni i 5-të i Garës së Shahut për nxënësit e klasave 1-5, i organizuar nga Drejtoria për Arsim në bashkëpunim me Innovation Academy, ku nxënësit treguan talentin dhe aftësitë e tyre strategjike në lojën e shahut.
Hapjen e garës e bëri kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, duke u uruar të gjithë nxënësve suksese gjatë këtij edicioni.
“Edicionin e 5-të të Garës së Shahut pata kënaqësinë ta hap bashkë me nxënëset Feroza dhe Esra, të cilat treguan një talent të jashtëzakonshëm në këtë garë sfiduese, dhe në fund me shumë kënaqësi ua urova fitoren.Të gjithë nxënësve pjesëmarrës u uroj shumë suksese”, tha kryetari Idrizi.
Fituesit e edicionit të 5-të të Garës së Shahut janë:
Konkurrenca e vajzave:
Vendi i parë – Aurora Ademi
Vendi i dytë – Esra Gërguri
Vendi i tretë – Fortesë Rrustemi
Konkurrenca e djemve:
Vendi i parë – Anuar Pushkolli
Vendi i dytë – Liburn Kadriu
Vendi i tretë – Butrint Azemi


