Pas shpalljes fituese të Kupës së Kosovës në hendboll, sot kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim drejtuesit dhe vajzat e KHF “Samadrexha”.
Kryetari Idrizi i ka uruar për suksesin e arritur, duke i falënderuar për përfaqësimin dinjitoz që po i bëjnë Vushtrrisë.
“Kupa është në Vushtrri
. Samadrexha, e njohur për traditën dhe sukseset në hendboll, e kurorëzoi mbrëmë këtë rrugëtim të suksesshëm me fitimin e Kupës së Kosovës. Vajzat tona janë shembull i përkushtimit, disiplinës dhe punës së palodhshme. Urime për këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe faleminderit që po e përfaqësoni Vushtrrinë me dinjitet!
”, deklaroi kryetari Idrizi.


