Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, në të cilën u diskutuan disa pika të rendit të ditës.
Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi, ndërsa morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës janë:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur më 31 mars 2026;
2. Raporti i shpenzimeve për periudhën janar-mars 2026;
3. Propozim-vendim për miratimin e propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private në Rr. “Ismail Parduzi” në Vushtrri sipas gjendjes faktike;
4. Propozim-vendim për formimin e komisionit për ndryshim-plotësim (hartimin) e Rregullores për Punën e Kuvendit;
5. Propozim-vendim për korrigjimin e vendimit Nr.5100/26 i datës 29.01.2026;
6. Pyetje dhe përgjigje.
Për më shumë, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, të mbajtur më 30 prill 2026, mund ta ndiqni edhe në ueb-faqen e Komunës: https://vushtrri.rks-gov.net/videoincizimet-e-mbledhjeve…/


