Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka uruar zjarrfikësit në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, duke shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të qytetarëve.
Me këtë rast, kryetari Idrizi ka vlerësuar lart angazhimin e zjarrfikësve të Vushtrrisë, të cilët çdoherë janë në krye të detyrës, duke treguar guxim, profesionalizëm dhe gatishmëri në çdo situatë emergjente.
“I quajmë heronj, sepse të tillë janë zjarrfikësit tanë.Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për të gjithë zjarrfikësit e Vushtrrisë, të cilët çdoherë janë në shërbim të qytetarëve tanë, duke treguar guxim, përkushtim dhe profesionalizëm.
Faleminderit për punën tuaj të palodhshme!
”, deklaroi kryetari Idrizi.