Sot u përurua libri “Në çdo fletë një botë”, vepra e parë e autores së re Taina Musliu. Ky libër është dëshmi e imagjinatës, kreativitetit dhe dashurisë së saj për librin, që në moshë të re.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, familjarë, miq, mësimdhënës dhe dashamirë të librit u bënë pjesë e këtij momenti të veçantë, duke përgëzuar autoren për punën dhe përkushtimin e saj.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Kryetari Idrizi, i cili vlerësoi librin dhe krijimtarinë e autores Taina Musliu si një hap I parë drejt hapjes së shtigjeve të krijimtarisë letrare.
I urojmë Tainës shumë suksese në rrugëtimin e saj krijues dhe presim me kënaqësi veprat e saj të ardhshme.
Urime për librin dhe për këtë arritje të bukur!


