“Sot, në ambientet e SHFMU “Andon Zako Çajupi” në Vushtrri, u realizua me sukses ushtrimi praktik për reagim ndaj situatave emergjente, një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave” – njoftoi kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi.
Kryetari Idrizi njoftoi se përmes simulimit të skenarëve praktikë, pjesëmarrësit ushtruan procedurat e evakuimit, ofrimit të ndihmës së parë, reagimit emergjent dhe koordinimit operacional, duke kontribuar në forcimin e gatishmërisë institucionale dhe sigurisë së komunitetit.
Në fund, kryetari Idrizi falënderoi të gjitha institucionet, organizatat dhe pjesëmarrësit që kontribuuan në realizimin me sukses të këtij ushtrimi.


