Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar sot drejtorin e ri të Spitalit “Sheikh Zayed”, Mrsc.Ph Besim Muzaqi, të cilin e ka uruar për zgjedhjen në pozitën e drejtorit.
Me këtë rast, kryetari Idrizi i ka uruar drejtorit punë të mbarë dhe shumë suksese në udhëheqjen e këtij institucioni të rëndësishëm shëndetësor, duke i ofruar njëkohësisht bashkëpunim të plotë institucional.
“Drejtorit Muzaqi i shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë institucional, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore dhe ofrimit të kujdesit sa më cilësor për qytetarët e Vushtrrisë. Urime dhe punë të mbarë”, deklaroi kryetari Idrizi.


