Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, në të cilën u diskutuan disa pika të rendit të ditës.
Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi, ndërsa morën pjesë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës janë:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur më datë 28 maj 2026;
2. Draft-Korniza Afatmesme (KAB) për vitet 2027-2029;
3. Informatë rreth procedurës së legalizimit të objekteve pa leje për vitin 2025;
4. Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit nr. 294/19, të datës 31.10.2019 për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale;
5. Pyetje dhe përgjigje.
Për më shumë, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, të mbajtur më 25 qershor 2026, mund ta ndiqni edhe në ueb-faqen e Komunës: https://vushtrri.rks-gov.net/videoincizimet-e-mbledhjeve…/


