Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ofrohen shërbime të dedikuara për bashkatdhetarët.
Duke filluar nga sot, Drejtoria për Administratë do të ofrojë shërbime edhe gjatë ditës së shtunë, me qëllim që qytetarët të kenë mundësi t’i kryejnë më lehtë të gjitha shërbimet administrative.
Po ashtu, kryetari Idrizi ka marrë vendim që oborret e shkollave “SHMU-2”, SHF “Mustafë Venhari”, SHF “Naim Frashëri” dhe SHMT “Lutfi Musiqi” të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë për bashkatdhetarët.
“Është gjithmonë kënaqësi t’ju kemi në Vushtrri, andaj edhe këtë vit kemi menduar për ju”, u shpreh kryetari Idrizi.