Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli-Latifi.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u shqyrtuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe u proceduan për Kuvend janë:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, mbajtur më 23.06.2026;
- Informatë lidhur me zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Komunës, për periudhën janar-qershor 2026;
- Raport gjashtëmujor për të hyrat dhe shpenzimet buxhetore për vitin 2026;
- Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Vushtrrisë për vitin 2025;
- Informatë lidhur me mbrojtjen e mjedisit janar-qershor 2026;
- Raport i veçantë mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret për periudhën 2023-qershor 2026;
- Propozim – vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale’
- Propozim – vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme komunale.
Këto pika të rendit të ditës, pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.





