Në 28-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shahin Krasniqi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me kabinetin qeveritar, deputetin e Kuvendit të Kosovës, gjeneralin Rrahman Rama, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorit, bënë homazhe pranë varrit të tij në Varrezat e Dëshmorëve në Bletaj, duke nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e tij për atdheun.
“Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shahin Krasniqi, i cili sakrifikoi jetën për lirinë e vendit”, deklaroi kryetari Idrizi.
Shahin Krasniqi ishte pjesëtar i Brigadës 141 të Zonës Operative të Shalës, ndërsa ra heroikisht në kufirin shqiptaro-shqiptar.


