Sonte, stadiumi “Musa Abazi” ishte arenë e një finaleje fantastike të turnirit tradicional në futboll të vogël “Vushtrria 2026”.
Me pjesëmarrjen e Agim Ademit, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, familjeve të Heronjve të Kosovës, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, familjes së Komandantit Gani Imeri, familjeve të futbollistëve të ndjerë Erjon Morina dhe Fatjon Bunjaku, si dhe qindra tifozëve e qytetarëve, finalja e turnirit u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme sportive.
Urime ekipit Liro Mobel për triumfin në këtë edicion, ndërsa përgëzoj ekipin SSG Lumi Madh për paraqitjen e shkëlqyer gjatë gjithë turnirit.
Përgëzoj gjithashtu të gjitha ekipet pjesëmarrëse për garën, angazhimin dhe shpirtin sportiv të treguar gjatë gjithë turnirit.
Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij turniri dhe kontribuuan në rikthimin e një tradite të bukur sportive në qytetin tonë!





