Sot, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, iu bashkua aktivitetit vetëdijesues të organizuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, me qëllim promovimin e shërbimeve shëndetësore paliative dhe informimin e qytetarëve për shërbimet që ofrohen në QKMF.
Gjatë këtij aktiviteti, qytetarët patën mundësi të marrin këshilla nga profesionistët shëndetësorë, të kryejnë matjen e tensionit arterial dhe nivelit të sheqerit në gjak, si dhe të informohen për rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe parandalimit të sëmundjeve.
Edhe kryetari Idrizi u bë pjesë e këtij aktiviteti, duke realizuar kontrollet shëndetësore.
“Mirënjohje për stafin shëndetësor për këtë aktivitet të dobishëm për qytetarët tanë”, deklaroi kryetari Idrizi.


