Sot, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi, kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e Programeve të Banimit Social Adekuat, me vlerë 2.77 milionë euro.
Përmes kësaj marrëveshjeje do të mundësohet ndërtimi i 34 njësive të reja të banimit social, renovimi i 6 shtëpive private për familjet e cenueshme dhe rindërtimi i 7 shtëpive private për familjet e cenueshme.
“Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira dhe një banimi më të sigurt e dinjitoz për familjet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje”, deklaroi kryetari Idrizi.

