Hyrie Uka Hoxha
Drejtore e Drejtorisë për Administratë
Hyrie Uka Hoxha lindi në vitin 1986 në Vushtrri. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti Filozofik në departamentin e Sociologjisë.
Nga viti 2022 deri në vitin 2024 ka qenë e angazhuar si Zyrtare për të Drejtat e Njeriut dhe Fëmijëve në Komunën e Vushtrrisë. Ndërkaq, nga viti 2014 e deri në vitin 2022 ka ushtruar funksionin e Zyrtares së Gjendjes Civile në Komunën e Vushtrrisë.
Gjithashtu, nga muaji mars i vitit 2008 e deri në muajin gusht të vitit 2009, ka punuar si profesoreshë e lëndës së Sociologjisë në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri.
Ka ushtruar rolin e trajneres në kuadër të programit të NDI-së, në projektin “Kyçja e të rinjve në proceset politike”.
Ka ndjekur trajnime të shumta, si për lidership, avokim, debat, rekrutim.
Nga data 14.05.2024 mban pozitën e Drejtores së Drejtorisë së Administratës në Komunën e Vushtrrisë.
Jeton në Vushtrri, është e martuar dhe është nënë e dy vajzave dhe një djali.
Zyra nr. 15
038 200 42433
hyrie.uka@rks-gov.net
Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për administratë të përgjithshme janë:
- Ofrimi i shërbimeve në fushën e gjendjes civile, regjistrimin e fakteve të lindjes, të vdekjes dhe të martuarve, përditësimin, korrigjimin dhe ndryshimin e të dhënave personale, si dhe lëshimin e të gjitha certifikatave dhe dokumenteve që kanë të bëjnë me fushën e gjendjes civile.
- Ofrimi i shërbimeve për qytetarë dhe biznese si dhe njohjes së qytetarëve me informacione lidhur me kushtet, procedurat administrativo ligjore dhe trajtimin e parashtresave të qytetarëve si në formë të shkruar ashtu edhe në formë elektronike –
- Promovimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe mundësive të barabarta;
- Shenimi dhe organizimi i aktiviteteve me rastin e diteve nderkombetare per të drejtat e njeriut , fëmijës, te drejtat e komuniteteve dhe barazi gjinore
- Organizimi i fushatave vetedijesuese kundër trafikimit me qenje njerëzore, kunder bulizmit, kunder braktisjes se shkolles dhe kunder puneve te renda te femijeve
- Menaxhimi dhe administrimi sistemit të teknologjisë informative dhe sistemit kompjuterik të administratës komunale;
- Menaxhimi dhe administrimi i punëve të përbashkëta të shërbimit të përkthimit, lekturimit;
- Koordinimi i të gjitha aktiviteteve në lidhje me akomodimin brenda ndërtesës si dhe menaxhimi i kontratat për furnizime që ndërlidhen me logjistikën dhe çështjet që ndërlidhen me kompetencat e drejtorisë;
- Shërbimet e logjistikës, furnizimit, depos, pranimit të mallrave si dhe mirëmbajtjes teknike të objektit të komunës;
- Bën pranimin, evidentimin, ruajtjen dhe mundëson shfrytëzimin e materialit arkivor për hulumtime shkencore, për punë profesionale si dhe nevoja tjera të cilat janë në interes të institucionit;
- Regjistrimi i dokumenteve/lëndëve sipas njësive organizative, viteve dhe llojit në librin arkivor, që është pasqyrë e të gjitha lëndëve dhe materialit të arkivuar;
- Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Në kuadër të drejtorisë për administrate të përgjithshme bëjnë pjesë sektorët si vijojnë:
-
-
- Sektori për gjendje civile;
- Qendra për shërbim me qytetarë;
- Sektori për punë të përbashkëta dhe teknologji informative;
- Sektori për logjistikë dhe furnizim;
- Sektori për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore
- Sektori për arkiv
-