Drejtoria për bujqësi dhe zhvillim rural
Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural janë:
- Përcjellë dhe zbatoni politikat zhvillimore të bujqësisë, lavërtarisë, blegtorisë, pemëtarisë, perimtarisë dhe bletarisë;
- Përgatitë planet dhe raportet vjetore të zhvillimit të prodhimtarisë dhe përcjellë realizimin e tyre për mbjelljet vjeshtore dhe pranverore, korrje shirjet dhe mbledhjen e të mirave bujqësore;
- Përcjellë të arriturat shkencore në prodhimtarinë e blegtorisë dhe formon i pasqyrat tabelare statistikore;
- Përcjellë realizimin e planeve vjetore të zhvillimit të blegtorisë dhe lavërtarisë;
- Përcjellë dhe merre pjesë në hartimin e programeve dhe planeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e pyjeve në territorin e komunës;
- Mban evidencën për tokën e papunuar, tokën e dhënë në shfrytëzim dhe për tokën, të cilës i është ndërruar destinimi i shfrytëzimit;
- Bashkëpunon dhe shkëmben informatat me ministrinë e linjës, në përputhje me ligjet në fuqi;
- Koordinon dhe bashkëpunon me kooperativat bujqësore si dhe me OJQ – të që përkrahin aktivitetet bujqësore;
- Organizon trajnime në lëmin e bujqësisë;
- Koordinon dhe mbikëqyrë aktivitetet e gjuetisë;
- Ofron mbështetje për bujq në organizimin e tyre, përmes dhënies së këshillave profesionale, si dhe gjetjen e donatorëve dhe investitorëve;
- Kujdeset për ruajtjen e tokës bujqësore dhe mbështet qëndrimin e banorëve në fshatra;
- Kujdeset për përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore, ofrimin e donacioneve dhe investimeve për zhvillimin e zonave rurale;
- Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Në kuadër të Drejtorisë për bujqësi dhe zhvillim rural bëjnë pjesë sektorët si vijojnë:
- Sektori për bujqësi;
- Sektori për zhvillim rural;