Isuf Jashari
Drejtor për Buxhet, Financa dhe Thesar
Isuf Jashari lindi në vitin 1971 në Vushtrri. Ka të përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa drejtimin master e ka përfunduar në Kolegjin e Biznesit, ku ka marrë titullin master i Arteve në Menaxhment dhe Financa.
Nga viti 2002 e deri në vitin 2017, ka mbajtur pozitën e drejtorit Ekzekutiv Financiar në Komunën e Vushtrrisë. Pastaj ka mbajtur pozitën e ekspertit të Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, për gjashtë muaj në vitin 2019. Nga viti 2019 deri në vitin 2022 ka mbajtur pozitën e drejtorit për Buxhet dhe Financa në KRU “Mitrovica SH.A”. Ka mbajtur edhe pozitën e kontabilistit në disa kompani private.
Më pas është emëruar Drejtor për Buxhet, Financa dhe Thesar në Komunën e Vushtrrisë.
Ka ndjekur edhe shumë trajnime, ku ka certifikatë në programin freBalance, Regjistrimi i Zotimeve, Nxjerrja e Raporteve, Zotimeve, Buxheteve dhe Alokimeve.
Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.
isuf.jashari@rks-gov.net
(038) 200-42431
Adresa: Rruga “Isa Boletini” nr.10
42000 Vushtrri, Kosovë
Zyra Nr.42
Detyra dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për buxhet dhe financa janë:
- Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e projektbuxhetit, para paraqitjes së tij në Komitetin për Politike dhe Financa dhe në Kuvendin e Komunës;
- Planifikimi dhe menaxhimi i Rrjedhës së Parasë, për të gjitha drejtoritë/njësitë e komunës;
- Përgatitja dhe Hartimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) , në bashkëpunim me njësit kërkuese dhe unifikimi i kërkesave te njesive kerkuese
- Planifikimi i buxhetit në përputhje me objektivat strategjike te komunës dhe prioritete për tri vite fiskale, në bashkëpunim me njësitë kërkuese duke u bazuar në Qarkoret buxhetore të pranuara nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe, unifikimi i kërkesave buxhetore brenda kufirit të përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për të gjitha njësitë dhe drejtoritë e komunës;
- Regjistrimi i kërkesave buxhetore në sistemin e BDMS – Sistemi i Zhvillimit për Menaxhimin e Buxheti dhe PIP (Programi i Investimeve Publike);
- Siguron që organizata buxhetore t`i respektojë legjislacioni, të gjitha qarkoret e buxhetit dhe udhëzimet administrative, lidhur me hartimin dhe ekzekutimin e buxhetit;
- Monitorimi i projekteve kapitale në baza tre mujore siç kërkohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sipas dispozitave në fuqi;
- Përgatit kërkesat për dëgjime buxhetore, sipas kalendarit të përcaktuar;
- Bën hartimin e kërkesave për Rishikim/ridestinim të buxhetit duke u bazuar në kërkesat e njësive kërkuese për rishikim/ridestinim të mjeteve
- Siguron bashkëpunim të ngushtë me njësitë/drejtoritë në përgatitjen e pasqyrave vjetore financiare;
- Kujdeset për zbatimin e legjislacionin financiar në organizatën buxhetore, hartën e proceseve, regjistrin e rrezikut, sigurimin e gjurmëve dhe auditimin për të gjitha proceset kyçe brenda komunës dhe listën e kontrollit financiar për të gjithë zyrtarët financiarë;
- Procesi i pajtueshmerise ndermjet regjistrave te komunes me MFTP lidhur me shpenzimet dhe te hyrat
- Kujdeset për zbatimin e legjislacionit lidhur me tatimit në pronë;
- Regjistron dhe përditëson të dhëna në regjistrat e tatimit në pronë, për të cilat është përgjegjës sipas legjislacionit të tatimit në pronë;
- Përdorë masat e mbledhjes së detyrueshme të detyrimeve të papaguara të tatimit në pronë, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
- Evidenton dhe mban regjistrin e pasurisë së Komunës;
- Planifikon dhe përcakton obligimet në bazë të rregulloreve komunale të subjekteve të caktuara në Komunë, shkallën e ngarkesës, tarifën nga lëmi i tatimit në pronë, taksave dhe gjobave komunale;
- Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Në kuadër të drejtorisë për buxhet dhe financa bëjnë pjesë sektorët si vijojnë:
- Sektori për buxhet;
- Sektori për financa dhe kontabilitet;
- Sektori për tatim në pronë;