Fakti i lindjes regjistrohet në territorin amë respektivisht në zyrën komunale të Gjendjes Civile në komunën ku ka ndodhur lindja.
Dokumentet që nevojiten për regjistrimin e faktit të lindjes janë:
1. Fletë lëshimi i institucionit shëndetësor publik,
2. Certifikata e martesës për prindërit e fëmijës,
3. Fotokopjet e dokumenteve të identifikimit për prindërit e fëmijës.
4. Për fëmijët e braktisur, vërtetimi i organit të kujdestarisë.
5. Nëse fëmija është jashtëmartesor, procesverbali për pranimin e atësisë dhe amësisë,
Vërejtje: Afati ligjor për regjistrimin e faktit të lindjes në regjistrin e gjendjes civile është brenda 30 dite nga dita e lindjes.