Medina Bunjaku
Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport
Medina Bunjaku lindi më 12 gusht 2000, në Prishtinë. Studimet Bachelor i mbaroi në Fakultetin Filozofik, Drejtimi: Shkenca politike, për të vazhduar me Studimet Master, Drejtimi: Studime Evropiane dhe Administratë Publike pranë Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.
Angazhimi i saj ishte fillimisht në shoqëri civile si: ish – Sekretare në Organizatën ‘’Viciana’’, ish – anëtare bordi në LDA – Balkan, ish – asistente marketingu në Salesforce Trailblazer Community Groups dhe ish – sekretare gjenerale e LDA MUN (Modeli i Kombeve të Bashkuara). Përveç kësaj shërbeu zyrtare adiministrative për 8 muaj në Agjensionin e Arkivave Shtetërore të Kosovës (ASHAK), në kuadër të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
E çertifikuar nga NDI për ‘’Roli i të rinjve dhe femrave në karrierën politike’’, ‘’Qeverisja efektive dhe lidershipi’’, ‘’Trashëgimia Kulturore Shqiptare’’ etj. Në vitin 2021, filloi rrugëtimin politik në Partinë Demokratike të Kosovës, anëtare e kryesisë në Rininë Demokratike të Kosovës.
Në vitet 2021–2023 shërbeu si Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport, ndërsa në vitet 2023–2025 shërbeu si Drejtoreshë për Diasporë dhe Integrime Evropiane.
Më 12.01.2026 është emëruar në pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport.
Jeton dhe vepron në Vushtrri me prindërit dhe vëllaun.
Kontakti dhe adresa:
Objekti i Shtepisë së Kulturës “Hasan Prishtina”
medina.bunjaku@rks-gov.net
038 200 42456
Detyrat dhe pëgjegjësitë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, bazuar në Statutin e Komunës së Vushtrrisë:
- Aktivitetet kulturore,
- Përkujdes ndaj monumenteve të trashëgimisë kulturore,
- Menaxhimin e punës së Arkivit të Komunës,
- Menaxhimi i punës së Bibliotekës së qytetit,
- Organizimin e aktiviteteve rinore,
- Menaxhon me objektet sportive si dhe organizon aktivitete sportive.