Edhe këtë vit, studentët e Vushtrrisë kanë mundësinë të studiojnë në Kampusin Evropian të Universitetit të York-ut në Selanik, ku do të ndahen 14 bursa për vitin akademik 2026/2027.
– 7 bursa do të mbulohen 100% nga Komuna e Vushtrrisë dhe Universiteti
– 7 bursa do të mbulohen 50% nga Universiteti dhe 50% nga vet studenti
Bursat do të ndahen për studime Bachelor, Master dhe MBA, në programet: Shkenca Kompjuterike (Inteligjencë Artificiale dhe Shkenca e të Dhënave, Teknologjitë e Web-it, Informatikë Biznesi), Psikologji, Biznes, Shkenca Humane dhe Drejtësi.
Afati i fundit për aplikim: 20 shkurt 2026
Programet dhe të gjitha detajet e aplikimit: https://vushtrri.rks-gov.net/…/Thirrje-per-aplikim-per…
Mos e humbisni këtë mundësi!