Komuna e Vushtrrisë fton të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e aktiviteteve festive për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Aktivitetet për nder të Ditës së Pavarësisë organizohen nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Akademia solemne do të mbahet më 17 shkurt, nga ora 11:00, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, në Vushtrri.
Le ta festojmë së bashku këtë ditë të madhe për Kosovën!
Ju mirëpresim!
