
Një debat ka marrë pjesë një numër i madh i grave përfaqësuese pothuajse të të gjitha institucioneve lokale duke përfshirë edhe gratë anëtare në Kuvendin komunal. Për rolin e gruas në vendimmarrje në komunën e Vushtrrisë ka folur nënkryetarja e komunës së Vushtrrisë, e cila duke ju referuar rritjes së rolit të gruas në institucionet lokale, tha se ka një përparim por realisht është ende larg asaj të dëshiruarës. Edhe pse emërimin e nënkryetares së komunës një grua e konsideruan të arritur për rolin e gruas në përgjithësi, në anën tjetër, ato kanë kërkuar që përfaqësimi i tyre të rritet në të gjitha institucionet lokale. Siç u tha në debat aktualisht në arsim me vetëm 34 % e veçanërisht në administratë ku ato janë të përfaqësuara vetëm me 22 %.
Nga gratë e shumta që kanë marrë pjesë në këtë debat, Kadrije Meniqi e përkrahur edhe nga Lutfije Behrami thanë që Ligji për barazi gjinore nuk ofron mbrojtje sociale për nënat lehona. “Me 3 muaj pushim që i ofrohet, gruaja duhet të mendoj shumë a të bëhet nënë a jo”, ka thënë Meniqi.
Ndërkaq Hamdi Malaj, zyrtar i OSBE-së tha se arsyeja e debatit për këtë temë në Ditën ndërkombëtare të demokracisë, është se Vushtrria është e vetmja komunë që në pozitën e dytë në pushtetin lokal ka emëruar një femër.
Gratë kanë kërkuar që të rritet përfaqësimi i tyre në institucionet lokale në veçanti në arsim e në administratë