Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria për Arsim, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Childproof (CIPOF) për hapjen e dy kopshteve të reja me bazë në komunitet, në fshatrat Stanoc i Epërm dhe Shtitaricë.
Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, dhe drejtoresha e OJQ-së Childproof, Mevlude Murtezi.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është përfshirja e një numri sa më të madh të fëmijëve në institucionet parashkollore.