Drejtoria Komunale e Arsimit, së bashku me përfaqësues të shkollave profesionale të Vushtrrisë, ka mbajtur takim me përfaqësues të GIZ-it Gjerman, me qëllim diskutimin e avancimit të mësimit dual.
Në takim morën pjesë drejtoresha e Arsimit, Naile Bekteshi, dhe përfaqësuesi i GIZ-it Gjerman, Mario Eckardt, të cilët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për zhvillimin e mësimit dual në shkollat e Vushtrrisë.
Gjatë takimit u prezantua puna njëvjeçare e realizuar në kuadër të mësimit dual, u diskutuan përfitimet e këtij modeli mësimor për përgatitjen praktike të nxënësve për tregun e punës, si dhe sfidat që kërkojnë koordinim dhe përkrahje të vazhdueshme.
Palët u dakorduan për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit, si dhe për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme me qëllim të përmirësimit të cilësisë së arsimit profesional në Komunën e Vushtrrisë.

