Takimin e udhëhoqi drejtoresha e Arsimit, znj. Naile Bekteshi, e cila theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet shkollave, nxënësve dhe institucioneve përkatëse për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjithë nxënësit dhe stafin arsimor.
Drejtoria Komunale e Arsimit ka mbajtur një takim me drejtorët e shkollave, përfaqësues të Policisë, psikologë dhe nxënës, ku u diskutua për sigurinë në shkollat e Vushtrrisë.
Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje të sigurisë, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mënyrat për të parandaluar incidentet. Ky takim synon forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi sigurinë në shkolla.


