Komuna e Vushtrrisë, përkatësisht Drejtoria për Arsim, ka pranuar kuti të ndihmës së parë të dedikuara për të gjitha shkollat e Vushtrrisë nga KFOR-i Turk.
Pranimi i donacionit është bërë nga nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, dhe zyrtari për Komunitete, Berat Maxhuni, ndërsa është dorëzuar nga Komandanti i Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, Harun Elitaş, si dhe Këshilltari për Arsim në Ambasadën e Republikës së Turqisë, Veysel Erdel.
Gjatë takimit u diskutua për projekte të ndryshme bashkëpunimi, me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe sigurisë në shkolla. U nënshkrua gjithashtu një protokoll bashkëpunimi mes dy palëve, i cili hap rrugë për projekte të reja dhe një partneritet edhe më të ngushtë në të ardhmen.
Komuna e Vushtrrisë shpreh mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it Turk.


