Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Naile Kovaçi Bekteshi, mori pjesë në një aktivitet të organizuar në SHMU-2, në kuadër të shënimit të kësaj dite të rëndësishme.
Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e veçantë për të theksuar rëndësinë e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës, përkushtimin e vazhdueshëm ndaj nxënësve dhe mësimdhënësve, si dhe rolin kyç të shkollës në formimin e brezave të rinj.
Gjatë aktivitetit u zhvilluan diskutime mbi rëndësinë e arsimit cilësor, mirëqenien psikologjike të nxënësve dhe ndërlidhjen e saj me aspektet edukative dhe zhvillimore. Po ashtu, nxënësit prezantuan punime artistike dhe letrare të përgatitura nga vetë ata, duke dëshmuar kreativitetin dhe angazhimin e tyre.
Aktiviteti u përmbyll me një diskutim të hapur, ku u theksua edhe një herë rëndësia e arsimit si bazë për zhvillimin individual dhe shoqëror të brezave të ardhshëm.


