Sot, drejtori për Bujqësi, Ergin Sunguri, ka vizituar fermerët dhe është takuar me zyrtarë të “Ibër Lepenc”, me qëllim të mbikëqyrjes së procesit të ujitjes së tokave bujqësore.
Komuna e Vushtrrisë, financon 50% të pagesës për ujitjen e tokave bujqësore për fermerët vushtrrias, një ndihmë konkrete për të lehtësuar barrën financiare të fermerëve dhe për të nxitur prodhim më të lartë.
“Ne do të vazhdojmë të jemi pranë bujqve tanë, sepse bujqësia është zemra e kësaj komune”, u shpreh drejtori i Bujqësisë në Komunën e Vushtrrisë.