Duke vlerësuar rëndësinë jetike që ka mjedisi për shëndetin tonë, por edhe faktin se mjedisi përfaqëson kulturën e një shoqërie, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, e ka vendosur ruajtjen e mjedisit në një nga prioritet kryesore të qeverisjes së tij.
Sot, Drejtoria për Shërbime Publike në bashkëpunim me KRM ”UNITETI” kanë punuar në largimin e deponive ilegale të mbeturinave në pjesë të ndryshme në Komunën e Vushtrrisë.
Kryetari Idrizi është i vendosur që në Vushtrri të mos lejojë krijimin e deponive ilegale të mbeturinave, duke angazhuar edhe ekipet e inspektorëve të ambientit për ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj atyre që dëmtojnë ambientin.