Një delegacion pesë anëtarësh i Komunës së Vushtrrisë ka udhëtuar në Turqi në një vizitë katër ditore në Komunën Saruhanlli afër Izmirit. Vizita në Turqi po bëhet me ftesë të kësaj komune dhe me rastin e Ditës së çlirimit të saj.
Delegacionin e udhëheqë nënkryetari i komunës Dibran Perçuku, në të cilin bëjnë pjesë edhe dy drejtorët Idriz Muzaqi, e Naim Hyseni, deputeti i pakicës turke në Kuvendin Komunal, Ergin Sungur si dhe Hadika Abdurrahmani shërbyese civile.
Komuna e Vushtrrisë që nga vitit 2007 është e vëllazëruar me Komunën Saruhanlli të Turqisë.
Vizita në Turqi po bëhet me ftesë të komunës Saruhanlli afër Izmirit dhe me rastin e Ditës së çlirimit të saj