
Ndërkaq kthimi i fqinjëve të tyre është mirëpritur nga banorët shqiptarë të të dy fshatrave, Hysen Kuqi, kryetar i këshillit të fshatit Dolak të cilët bashkë me disa bashkëfshatarë të enjten i uronin mirëseardhje fqinjëve të tyre serbë.
Përveç investimeve në shtëpi dhe orendi rreth 230 mijë Euro me fonde të qeverisë është ndërtuar edhe rrjeti i kanalizimit në gjatësi 1420 metra në vlerë 35 600 Euro derisa nga komuna janë ndarë edhe 50 mijë Euro për rregullimin e infrastrukturës
Pasi u janë rindërtuar shtëpitë me fonde të Ministrisë së kthimit të Qeverisë së Kosovës, të enjten 13 familje serbe dhe dy familja shqiptare janë kthyer të jetojnë në fshatrat Dolak dhe Shtitaricë të Vushtrrisë.