Me iniciativë të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Komuna e Vushtrrisë përkatësisht Kryetari i Komunës Bajram Mulaku, nis aksionin humanitar për të ndihmuar veriun e Shqipërisë, të përmbytur nga vërshimet e fundit. Aksioni ka të bëjë me ndihma të qytetarëve e fermerëve me ushqim të bagëtisë pasi që gjendja atje është alarmante dhe nga mungesa e këtij ushqimi bagëtitë kanë filluar të ngordhin. Aksioni humanitar i të gjithë qytetarëve të komunës së Vushtrrisë në ndihmën e ofruar për bagëtitë e të përmbyturve të veriut të Shqipërisë, drejtohet nga Drejtoria Komunale për Ekonomi e Bujqësi duke mos i përjashtuar edhe ndihmat individuale.
Të gjithë të interesuarit për t’i kontribuuar zbutjes së gjendjes kaotike që mbretëron atje lidhur me mënyrën e dërgimit të ndihmës humanitare, më në hollësi mund të informohen në Komunën e Vushtrrisë, përkatësisht tek zyrtarët e Drejtorisë Komunale për Ekonomi dhe Bujqësi, në numrin e telefonit 028/571 313 apo telefonat privat të zyrtarëve:
Tefik Maloku- 044/272-629
Sylejman Bunjaku- 044/412-475
Avdyl Feka- 044/295-629
Vushtrri 17 dhjetor 2010
Kryetari i Komunës
Bajram Mulaku
Aksioni humanitar i të gjithë qytetarëve të komunës së Vushtrrisë në ndihmën e ofruar për bagëtitë e të përmbyturve të veriut të Shqipërisë, drejtohet nga Drejtoria Komunale për Ekonomi e Bujqësi duke mos i përjashtuar edhe ndihmat individuale