Në mbështetje të Organizatës Iniciativa kosovare për zhvillimin e bujqësisë IADK, pas punës praktike, të premten 18 gra janë certifikuar në përpunimin e qumështit në 13 lloje të djathit.
Drejtori ekzekutiv i IADK-së Zenel Bunjaku, tha se pas certifikimit, produktet e tyre të përpunuara në lloje të ndryshme të djathit, këto gra të këtyre zonave të largëta, do ti plasojnë në baza javore ose dy javore në tregun e Vushtrrisë. “Ndryshe nga fshatrat që janë më afër qytetit, qëllimi ynë është që gratë e këtyre zonave të thella qumështin ta përpunojnë në djathëra e një herë në javë atë ta plasojnë në treg, duke i zvogëluar shpenzimet e transportit që të jenë më konkurrent në treg”, thotë Bunjaku. Ky fondacion po ashtu ka marrëveshje me komunën e Vushtrrisë për zhvillimin e bujqësisë.
Në mesin e 18 grave të certifikuara është edhe Hadije Tahiri nga fshati Strovc, e cila e vlerëson shumë të rëndësishëm kryerjen e këtij moduli për përpunimin e djathit.
Në këtë ceremoni kanë folur edhe Hanumshahe Zeneli, eksperte e përpunimit,
Hafize Veseli Inxhiniere e teknologjisë se ushqimit dhe Shehrije Ahmeti trajnuese e graduar e IADK-së në vitin 2009.
Ndryshe nga fshatrat që janë më afër qytetit, qëllimi ynë është që gratë e këtyre zonave të thella qumështin ta përpunojnë në djathëra e një herë në javë atë ta plasojnë në treg, thotë Bunjaku