Tregu i ri i gjelbër i qytetit është hapur edhe zyrtarisht të martën në një lokacion privat në periferi të qytetit të Vushtrrisë.
Me rastin e përurimit të tregut, nënkryetari i komunës së Vushtrrisë Dibran Perçuku është shprehur se me tregun e ri janë krijuar kushte shumë më të mira dhe se pronari i tregut ka investuar rreth 250 mijë euro në krijimin e infrastrukturës së tregut, ndërkaq komuna ka investuar 120 mijë euro në rregullimin e infrastrukturës në atë zonë.
Ndërkaq Remzi Ferizi, pronar i ndërmarrjes me rastin e hapjes së tregut tha se në treg janë 60 lokale dhe 30 vitrina të hapura. Fitues të tenderit për tregun e qytetit është Ndërmarrja private “Riki” me pronarë vëllezërit Ferizi.
Me tregun e ri janë krijuar kushte shumë më të mira dhe se pronari i tregut ka investuar rreth 250 mijë euro në krijimin e infrastrukturës së tregut, ndërkaq komuna ka investuar 120 mijë euro në rregullimin e infrastrukturës në atë zonë, ka thënë nënkryetari i komunës Dibran Perçuku.