Qendra rajonale e OSBE-së, të mëkurën i ka dorëzuar pajisje arkivit komunal të Vushtrrisë në kuadër të një projekti për rritjen e transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut. Këtë investim të OSBE-së kryetari i komunës Bajram Mulaku, e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm. “Kemi krijuar kushte për arkivin komunal që komunës sonë që deri më tani i kanë munguar, prandaj e vlerësoj shumë të rëndësishëm këtë investim të OSBE-së që ka bërë për komunën dhe qytetarët e Vushtrrisë”, ka thënë Mulaku.
Bernd Burwitz drejtor i Qendrës rajonale të OSBE-së në Mitrovicë, tha se implementimi i këtij projekti është një tregues shumë rëndësishëm i bashkëpunimit të mirë të OSBE-së dhe komunës. Është impresionuese, ka thënë ai që Vushtrria ka një hapësirë të mirë dhe i ka kushtuar rëndësi arkivit.
Ndërkaq Ferit Idrizi kryesues i Kuvendit Komunal, vlerësoi se teknologjia dhe pajisjet e reja do të ndikojnë në cilësinë e punës së arkivit. Hamdi Malaj, zyrtar i OSBE-së dhe menaxher i këtij projekti tha se rëndësia e këtij projekti është në rritjen e transaprensës dhe pjesëmarrjes së publikut duke ju krijuar qytetarëve kushte të mira për qasje në dokumentet zyrtare.
Këtë investim në modernizimin e arkivës e ka vlerësuar edhe Selman Krasniqi, drejtor i Departamentit të arkivave ndërkomunale të Kosovës. Për arkivin komunal të Vushtrrisë OSBE-ja ka siguruar kompjuterë, kabinete për arkivim, rafte, klimatizues dhe aparate fotokopjuese.
Kemi krijuar kushte për arkivin komunal që komunës sonë që deri më tani i kanë munguar, prandaj e vlerësoj shumë të rëndësishëm këtë investim të OSBE-së, tha Mulaku.