Një ditë para fillimit të vitit shkollor, drejtoria komunale e arsimit në Vushtrri bënë të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet. Edhe pse disa objekte shkollore janë duke u renovuar, mësimi do të filloj për gjithë nxënësit me 1 shtator, ka bërë të ditur të martën Qerim Selimi, drejtori komunal i arsimit.
Megjithëse kompanitë që janë duke i bërë renovimet e objekteve shkollore të Gjimnazit “Eqrem Çabej”, të Shkollës së mesme teknike “Lutfi Musiqi” dhe të shkollës fillore “Andon Zako Çajupi” kanë kërkuar edhe dy javë në përfundimin e punimeve, Selimi thotë se kanë vendosur që derisa të përfundojnë punimet në këto shkolla, mësimi të zhvillohet nëpër objekte tjera shkollore.
Ai po ashtu bënë të ditur se tekstet shkollore për nxënësit tashmë kanë arritur në Vushtrri por edhe përzgjedhja e kuadrit arsimor tashmë ka përfunduar.